Shkollën fillore,Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë i mbaron në Prishtinë, kurse Institutin e Getes për gjuhë gjermane në Frakfurt të Gjermanisë.
Ka punuar në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Keçekollë dhe Prapashticë të Gallapit dhe në Magurë të Lipjanit. Gjatë kësaj kohe u dallua në punën edukativo arsimore me nxënës, në aktivitetet e lira jashtëmësimore, ka dhën kontibut të vleshëm në aktivitete atdhetare, shoqërore, kulturore dhe sportve.
I emruar nga organet arsimore të Kosovës, nga viti 1989 punon si mesues në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në qytetet Gelsenkirchen, Münster, Bocholt, Dorsten, Herten, Varendorf e Recklinghausen të Landit Vestfalia Veriore të Gjermanisë.
Edhe në Gjermani, Sejdi Gashi vazhdoi punën me përkushtim të madh në arsimimin dhe ediukimin e nxënësve mërgimtarë. Është një nga themeluesit të Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Gjermani. Ky institicion profesional i mësuesve shqiptarë në Gjermani që nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe është i pranuar nga organet arsimore gjermane. Sejdi Gashi është bashkautor i teksteve shkollore për mësimin plotësues :
- Monografi:Qendresa, 1995
- Abetare për fillestar në mërgim, 1996
- Plotësori i Abetarës, 2000
- Leximi im 3/4, 2000
- Fletore pune për leximi im 3/4, 2000
- Monografi :Shkolla shqipe në Gjermani, 2000
- Monografi:Komuniteti Shqiptar ne Gelsenkirchen - Gjermani,2012
- Monografi: Ndergjeja kulturore - Düsseldoff , Prishtine, 2015
- Shkolla Normale e Prishtines. Brezi i vitit 1967, Prishtine, 2017
Është bashkëpuntorë i gazetave "Rilindja", "Bujku", " Bota sot" dhe "Zëri i ditës" ku shkruan për problemet e mërgatës dhe veprimtarinë e shkollës shqipe në Gjermani. Bashkëpunon aktivisht edhe me revistën për fëmijë në diasporë "Doruntina". Që nga emigrimi në Gjermani në vitin 1989 është aktiv në organizimin e jetës shoqërore, kulturore dhe sportive të mërgimtarëve në qytetin ku jeton edhe më gjërë.
Më rastin e pensionimit, per punen e tij më përkushtim në arsim dhe aktivitete atdhetar, kulturore e sportive; iu dha Mirenjohje nga MASHT e Republikës së Kosovës.
Tani si pensionist jeton në Prishtinë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen