Samstag, 16. September 2017

Bajrush Morina - Biografia

Unë jam Bajrush Morina. Emrin Bajrush e kam të veçantë....Kur kam nisë me mësu në shkollë për tipet dhe llojet emrave e kam kuptu se dallimi në mes të emrit Bajram dhe Bajram edhe Bajrush është i njëjtë si Lepur – Lepurush ose pak më vrazdhë Magar – Magarush... Pra mësuesja ime Melihate nga Gjakova mbaj në mend se na thoshte se prapashtesa USH është përkëdhelëse, pra diçka më e butë, më e vogël.

Nejse
Më kanë regjistruar më më 10 dhjetor 1962. Por nana ime më thotë se jam regjistruar me vonesë. Unë jam fëmia i parë i prindërve të mi dhe atëherë babës i ka ardhë marre me shku me regjistru fëmien te ofiqari. “Hajt se ka vaktë! Hajt se ka vaktë!” i kishte thënë nana babës 55 vjet më parë.
Kam lindur  në fshatin Gexhë, komuna e Rahovecit. 
Katundi im është afër Urës së Fshejtë.
Më lidhin shumë kujtime me Urën e Fshejtë!
Po ua tregoj një:
Kam shkuar me dele ose me dhenë me axhën tim ndjestë pastë qysh si fëmijë. Kur i qonim delet te Ura e Fshejtë axha Ramiz, vëllau i babës ndjesë pastë, më tregonte legjendën e Urës së Fshejtë.
“A e sheh atë lëngun e bardhë aty që rrjedh gurëve të themeleve të Urës së Fshejtë. Është lëngu i asaj kunatës së vogël të 3 vëllezërve hasjanë që kanë ndërtuar urën...Pastaj ma tregonte për më shumë se një ore gjithë legjendë e murosjes së një gruaje për të mos u shembur ura natën....Ai tambël i bardhë që shihej si rrjedhë mbi gurët e themelit të urës së Fshejtë kishte qenë i gjirit të nanës – gruas e cila kishte pranuar të murosej në murë por që kishtë pasë një amanet: tia linin gjinin e djathtë përjashta dhe që sa herë që do të kishte uri djali i vogël tia sillinin te muri dhe ta ushqenin me tamlin e saj...” Kur kam dëgjuar në fillim këtë rrëfim nga axha ime më janë mbushur sytë me lotë....Kam ndjerë dhembje për djalin jetim....Xhaxhai më thoshte se deri vonë ka rrjedhë një lëng i bardhë nga një gurë që është themel i Urës së Fshejtë. Thuhet se ata që kanë pasë probleme me shiqim, kur i kanë pastruar sytë me atë ujë u ka ardhë shiqimi...
Tash Ura e Fshejtë është një monument më shumë se kulturor. Është një bukuri e rrallë. Kur të vjen ti miku im Haxhi Mehmeti të tregoj lëngun e bardhë në themelet e urës së Fshejtë...e.dhe historinë e urës që ma ka dërguar xhaxhai im.
Aty afër urës së Fshejtë ka një restoran të mirë të peshkut të Drinit të Bardhë...Ne në Kosovë e kemi “gjarpin në xhep” pastaj nuk shtyhemi fort për pagesë sepse e dijmë që ju diaspora gjithmonë na keni mbajtur gjallë, na keni ushqyer tash e sa vjet e vazhdoni të na ushqeni me gjithë të mirat...Veç se ne e kemi qu pak “hundën përpjetë!’. Daja Idriz, daja im ndjesë pastë do të thoshte: E kemi qu shurrën përpjete e nuk po ju bëjme hiq hesap!
Nejse!
Paskam edhe diçka për biografinë timë.
Pih... po e gjatë qenka!

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen në Rahovec. Në vitet 1982-86 kam  kryer me sukses studimet në Degën e Gjuhës e letërsisë shqipe në Prishtinë. 
Pas përfundimit të studimeve kam punuar një kohë të shkurtë arsimtar i gjuhës shqipe, në Ratkovc dhe në Rahovec për të vazhduar profesionin e gazetarit të cilin edhe sot e ushtroj.
Në fillim kam qenë gazetar i revistërs rinore “Zëri i rinisë”, pastaj kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Pas lufte kam punuar për më shumë se 10 vjet në gazetën ditore  “Bota sot”.
Tash e kam një gazetë online – portal me emrin Botapress. Jemi një ekip prej disa vetash. Djalin e madh Megzonin e kam menaxher...Ai është IT (Aj ti) ....e mbanë gjallë online portalin. Na të tjerët shkruajme e postojmë gati 20 orë online.

Kam botuar 3 libra me shkrime publicistike, 
“Me dy burra të Kosovës I Rugova e M Krasniqi”
 dhe “Haga, qelia ime nr. 26”, 
“Intervista në kohë lufte” 2013 

Kam regjistruar studimet për master më vitin 2005 të cilat i kam përfunduar me sukses të lakmueshëm. Gjatë kohës së studimeve për master kam shprehur interesim për problemet e morfologjisë historike të gjuhës shqipe dhe në konsultim paraprak  me akademik Rexhep Ismailin kam marrë temën “Periodizimi i historisë së gjuhës shqipe – pikëpamjet e Besim Bokshit” të cilën e kam mbrojtur në janar të vitit 2013.

Jam i interesuar që të vazhdoj studimet për doktoraturë në Degën e gjuhës shqipe dhe të merrem në vazhdim me problemet e morfologjisë historike të shqipes, me theks të veçantë me probleme të vendit të theksit në gjuhën shqipe, të zanoreve të shqipes dhe me çështje të ndërlidhjeve të gjuhëve ballkanike.
  
Por këto studime më kanë mbetur në gjysme...Do të pensionohem e ndoshta nuk do të arrij të mbroj doktoraturën, po flas për doktoraturën e vëretë përballë akademik Rexhep Ismajlit se doktoratura të natës ka boll sa të duash, por ato nuk i dua....

Ja ky është fundi i biografisë time...Shpresoj të mos jetë këtu fundi!
Kam edhe shumë punë për të bërë! 
Kam edhe shumë çka të shkruaj!
Për shembull mund të shtoj edhe diçka: Gjithë jetën kam qenë gazetar. Njëherë kam punuar në Minsitri të Kulturës si këshilltar politik. Një punë e mërzitshme. Këshilltari politik është taksirati i buxhetit të shtetit.

Ata që më njohin ose që kanë pasur mundësi të lexojnë dicka nga unë e dijnë se kam qenë dhe vazhdoj te jem gazetar rrebel, zevzek, i parahatshëm!
Kjo më ka mbetur që nga fëmijëria.
Kam qenë dhe kam mbetur vëlla i vetëm, vëlla për hasret. Vëlla i 8 motrave...Duke qenë i lazdruar në fëmijëri, vazhdoj të jem i lazdraur edhe sot në profesionin tim. Shkruaj e flas rend e pa rend. Ndonjehërë ia qëlloj por ndonjëherë edhe gaboj. Nuk jam as gazetari më i mirë e as më i keqi. Thjesht jam vetëm gazetar.
E tash mund të flasim deri në mëngjes!

.   .   .

Në karrierën time prej gazetari kam pasur shumë sfida.
Kur jam pranuar në Zëri, në vitin 1988 më kanë trajtuar si “katundar” Kolegët e mi në atë kohë (nuk po ju përmend emrat se tash do janë në pushtet e do nuk kanë qef as emrin me ma ndi) më trajtonin bile si ‘rahovecjan e katundar”. Demek ata ishin “shehrli” të Hajvalisë e të Vranjevcit!
Që të bëhem gazetar më ka ndihmuar, prirjja ime për gazetari, suksesi im i shkelqyeshëm në të gjitha nivelet e shkollimit ndërkaq ma kanë dhënë krahun Hashim Rexhepi e Agim Zogaj. Edhë në atë kohë, ne vitet 80-ta e 90-ta këto punë kanë shku pak me të njofshëm. Në fakt në testim besoj se kam qenë ndër 4 a 5 më të mirët. Pastaj ka vendosur kryeredaktori I revistës Zëri I Riniës Agim Zogaj…
Në Zëri kam mësuar se sa krenar je kur bën një shkrim të mirë dhe aq shumë ndjehesh i poshtëruar kur shkruan ndonjë shkrim pa fakte. I kam përjetuar të dy këto ndjenja.
Gjatë punës si gazetar kam njohur e takuar personalitete të njohura shqiptare e të huaj.
Ismail Kadarenë e kam takuar në gusht të vitit 1990 në Tiranë. Prej gazetarëve para meje Kadarenë e kishte takuar Llukman Halili.
Kam takuar më vitin 1992 në Nju Jork Dioguardin, Tom Lantosh, Elito Engel…Sami Repishtin.
Në “planetin” tonë të vogël, në Kosovë kam takuar shumicën e emrave të përveçëm të jetës publike politike e kulturore në vendin tonë.
Por do të dalloj dy personalitete. Ibrahim Rugovën dhe Mark Krasniqin. Me këtë të fundit kam patur fatin të jem deri në çastet e fundit të jetë së tij.
Për këta dy kam shkruar një libër të përbashkët.
Sa herë e kam takuar presidentin Ibrahim Rugova jam ndjerë shumë më i fortë e më I sigurtë ne vetvete. Ai njeri ka pasë një pozitivitet dhe një energji të madhe që e ka dhuruar të të gjithë ata me të cilët ka patur takime, biseda, intervista…. Kam mësuar shumë për gurin mullirit të gjyshit të tij prej nëne, për shallin e rugovasve, për durimin si parim të njerëzve të fortë e të palëkundur.
Prej Mark Krasniqit kam mësuar guximin, përkushtimin, ashpërsinë e reagimit – shpërthimin : flakë për flakë e fyt për fyti! Diçka nga ashpërsia ime prej gazetari ka prejardhjen prej Mark Krasniqit.
Gjatë lufës jam deportuar nga Kosova si gjysma e popullit shqiptar në Kosovë.
Kur ka hyrë NATO kam shkuar në Linz të Austrisë dhe u kam thënë: Unë nesër do të kthehem në Kosovë! “Nein!’ më ka thënë austriakët “ “Ist noch geferlich in Kosova!’ Ec more çfare “geferli”. 
Jam kthyer pas disa muajsh në Kosovë.
Por nuk e kam gjetur ashtu siç e kam menduar vendin tim. E mbi të gjitha popullin tim
As sot nuk është Kosova vendi im I dëshiruar. Vendi ku kam qef të jetoj mirë e lirshëm unë e familja ime.
Kosova nuk është vendi I ëndrrave të popullit shqiptar të Kosovës
Fatkeqësisht Kosova edhe sot është shdnërruar në një vend ku pakicat janë të privelegjuara të jetojnë e ku shqiptarët janë të diskriminuar në politikë në të drejta, në lëvizje të lirë!
Dhe e keqja është se shqiptarët janë të diskriminuar nga politikanët shqiptar.
Ndaj sonte dua të flas me ju

Për profesionin e gazetarit – për sfidat e këtij profesioni sa atraktiv aq edhe të bezdisshëm
Për vrasjen e kolegëve të mi gazetarë Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit
Për bisedën e fundit me Xhemajl Mustafën, 3 orë para vrasjes!
Për luftëtarin Gani Geci I cili u ka shpëtuar disa atentateve të pasluftës
Për njohjen me Ritat Jasharin në Munih më vitin 1993 dhe për intervistën e parë me Rifat Jasharin në prirll të vitit 1999 pas maskarës së Prekazit
Për  natën e vitit të ri më 2008 bashkë me kriminelët me të mëdhenj në Tribunalin e Hagës
Për Shqiptarët e ndarë në copa politike e ideologjike
Për kosovarët  e shpifur dhe shqiptarët e diskriminuar nga pakicat në Kosovë
Për pavarësinë e cunguar të Kosovës dhe për lirinë e munguar të Kosovës
Për Evropën që po na rren me viza dhe për demarkacionin që po na shkon toka 
Edhe për kretj cka të doni ju miq të mi