Samstag, 27. Januar 2018

Vargje nga Ali Podrimja, Azem Shkreli dhe Ditëro Agolli


Ali PODRIMJA


UNË BIRI YT

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.



EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...

Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!




NJË NATË NGA NETET PA GJUMË

Zgjohu Kosovë! Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemër,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!
Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vetëm mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë,
flakë e hershme e ashtit tim t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!




ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni,
tjetra do t'më kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar...





ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë




TI DHE UJI

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto:
Nxirre në gjysmë të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je
edhe pse pylli dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.



ME JETUE

Tim bir, Lumit

Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kozmos.

Metafora e Jetës Sime

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë



PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.




RËNKIMI

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.

__________________________________________


Azem SHKRELI


KATER KESHILLA VETES

Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.




PSALME PËR KOSOVËN

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet veraKur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t'i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur



PARA ELEGJISE

Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.



VDEKJA E MALESORIT

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat

Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet

Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet

ne syte e tij veten harroi
p'rendimin dita

Ç'mendim i vruget
Ç'mendim i ftohte nder vetulla

Lum ky çfare vdekje.




KATER E NJEZET E PESE

Ne kater e njezet e pese
mund te vijne e te shkojne udhet, mund
te lindin femije te bukur si bari

Ne kater e njezet e pese mund
te mbaroje lufta, te rrjedhe uje ujrave
te shkruhet liber, asgje te mos perseritet

Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje
vetemi e pritje, mallkim e pritje, nje LUME
te heqe dore nga bifurkacioni

mund te degjohet muzike nate, mund te qash
Mund te dashurosh dhe te vdesesh
si asnjehere tjeter

Ne kater e njezet e pese
flene meteoret.



NJEREZIT

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?




NE RRUGE

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?

Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t'kësaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m'tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?!




LIQENI

Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.

Ti s'je më syri
im as loti i saj.

Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.

Për Shën-Naumin
paske zemër t'gjerë.

Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t'fundit,
të vdes i gjelbër me alat.

Te transferuara nga Libri i tij
Hajla Rugovase&Natyra



MOTIVE TE VERDHA

Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera

Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera.



Ç'KA MESOVA UNE

(Kenge gegerishte)

Me u ra terthoreve ne trup
Me ndie andjet tue lehe
Me ra mbas xixave n'pup
Me u ndejte dhimbjeve n'teh
Me shkel prajshem n'per toke
N'vene t'fjaleve mos me u deh
Me i ndreqe muret me koke
Me thane fat kobi kuje
Mos me dashte ngushellim
Me fole pa hile me mikun
M'u var n'çengelin tim
Me ndeze kandila te fikun
Me i vene vetimet ne sy
Me mat me dore ne zemer
Me gjerbe e mos me peshty
Me prek Akilin ne themer
Nder sqota mos me u meke
Me dashte si me vdeke
Me vdeke si me lujt.

_____________________________________


Dtritëro AGOLLI


NUSJA NGA KOSOVA

Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku rjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pashaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja..



UNE DI SHUMË PËR KOSOVËN

Nuk besoj të këndoj si unë asnjëri për Kosovën në vargje,
Dhe s'mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhuri i zverdhur në pragje,
unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.

Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
i di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë.
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr

Unë e di se ç'mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçës e di se ç'mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
se çbën për Kosovën dhe ç'këngë nga Vlora këndon

Unë i di të gjitha dhe s'ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj...



GJAKU I RASTËSISHËM

Në gjunjët e malit të Sharrit më shkanë këmbët e rashë
Atje ku fillon Kaçaniku i vjetër.
Nga pantollonat e mia më rodhi gjaku im i trashë,
Pastaj e pashë dhe këmbën time të enjtur.

Por kjo nuk ishte diçka për t'u ringjallur paniku,
Se gjëra të tilla ndodhin dhe brenda një oborri të qetë
Çështja qëndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaçaniku,
Ç'i duhej gjaku i gjurit tim Kaçanikut të rreptë?

Pak gjakra ka parë në gurët e tij Kaçaniku i mjegullt
Në luftëra të tmerrshme ku zgjidheshin rrugët e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente as gjysmën e lekut,
Ndaj s'doja të ishte, - siç ndodhi, - i rastit.

Do desha të ishte e vërtet një gjak Kaçaniku
Dhe s'duhej të ridhte nga shkarja e këmbës së koti!...
Këtë se them aspak me një shpirt romantiku,
E them me bindjen time krejt si gjysherit qëmoti...



Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"



KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret. 

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate. 

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale. 

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje 

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.