Rrustem Xhemajl Seferi |
Njeriu i dashuruar në vlerat e kulturës
dhe traditave shqiptare
Rrustem Xhemajl Seferi është njëri nga pinjollet e familjës së Sefer Kleçkës, bashkëluftetarit dhe krahut të djathtë të Idriz Seferit e Isa Boletinit. Është njeriu i dashuruar në vlerat dhe traditat kulturore, shpirtërore e kombëtare. Është veprimtari i paludhur i diasporës dhe mërgimtari që flen dhe zgjohet me mendjen të atdheu.
Si shumë familje shqiptare të Kosovë qe ishin të njohura për kontributin e vleshëm qe kishin dhën gjatë historisë për çështjen kombëtare, e till ishte edhe familja e njohur Seferi, familja e atdhetarit Sefer Neziri (i njohur në popull si Sefer Kleçka). Kjo familje mbikqyrej nga organet e pushtetit komunist jugosllav, si familje armike që kurr nuk ishte pajtuar me të këqijat e komunizmit. Pushteti jo vetem qe e mbikqyrte familen Seferi, por ata ishin të përjashtuar nga e drejta e punësimit në ndëmarrjet shoqërore të asaj kohe.
Personazhi i këtij shkrimi, Rrustem Seferi, kishte shumë ëndrra. Ndër të tera, ai ëndrronte për të studiuar historinë e lavdishme të popullit të tij, gjuhën e letësnine shqipe ose drejtësinë, por për shkak të gjendjes ekonomike dhe vështirësive të krijuara nga pushteti, e kishte të pamundur. Përkundër faktit se dëshirat e tij ishin krejt tjera dhe synimet shumë më të mdhaja, ai pas kryerjës së arsimit fillor u regjistrua në medrese. Pavarësisht se e kreu medresenë dhe punoj në disa vende si praktikant në mujat e ramazanit, atij ju pamundësua qe të bëhej imam. Kjo ishte arsyeja që ai vendosi që të vetpunësohej, duke hapur kësisoj një kisokë për shitjen e gazetave përballë minierës në Golesh, por edhe aty nuk e lën rehat. Akuzohet se qëllimisht nuk e ka qitur flamurin jugosllav më 29 Nëntor. Pas akuzave të bëra, Rrustemi detyrohet për të marrë rrugën e kurbetit.
Në vitin 1987, Rrustem Seferi emigron në Norvegji. Atje angazhohet në veprimtari të ndryshme dhe merr pjesë në demostratat e athershme të cilat organizoheshin nga mërgata të cilat kishin për qëllim ta njoftonin opinionin ndërkombëtarë për padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga shteti serbojugosllav. Sëkendejmi, në vitin 1999 angazhohet në reformimin e Qendrës Ismaike Kulturore Shqiptareve që vepronte në Norvegji, duke hequr nga dokumentet dhe vula e kësaj Qendre gjyëmhenën dhe duke vendosur në vend të saj shqiponjën dykrenare. Njëherit Rrustemi e përkrah edhe veprintarinë kulturore e atdhetare të Shoqatës “Rilindja” që vepronte në kuader të QIKSH-së. Po ashtu, në atë kohë, Rrustem Seferi jep kontribut të vleshëm edhe për fondin e tre përqindëshit dhe në aksionin “Familja ndihmon familjën”. Gjithashtu Rrustemi fillon të bashkëpunoj edhe me Radio Tiranën, gjegjësishtë me gazetaren e departamentit për shqiptarët jasht atdhut, me z. Suzana Zurakja. Kurse në vitin 2015 e bën në projekt për themelimin e Shtëpisë së Mërgatës në Kosovë, të cilin ia dorzon zyrtarisht zëvëndësministrit të diasporës, z. Sahit Krasniqi.
Veç angazhimeve tjera, Rrustem Seferi e jep një kontribut shumë të madh edhe në Radio “Zëri i Arbërit”. Ai bashkë me kryeredaktorin e kësaj radio z. Imri Trena e moderojnë emisionin shumë të qëlluar dhe të dëgjuar “Me thesaret e odave shqiptare”. Njëkohësisht është anëtarë i Këshillit Pajtues të Diasporës, duke ndjekur kësisoj rrugën e paraardhësve të tij Seferr dhe Halil Kleçka të cilët janë të njohur për punën e madhe që e kanë bërë në pajtimin e qindar familjeve të hasmuara shqiptare.
Rrustem Seferi ështe edhe lexues i pasinonuar. Ai i reciton me dashuri vargjet nga Lahuta e Malcisë së Gjergj Fishtës. Mbledh me pasion dhe tregon më përkushtim anekdotat e tregimet popullore. Është i dashuruar në bardhësinë e plisit dhe në vlerat e kulturës dhe tradiave shqiptare.
H. Muhaxheri