Gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast, Gani Mehmetaj, (1955), lindi në fshatin Dubovë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e Gjimnazin i kreu në Pejë, Fakultetin e Shkencave Politike, degën e Gazetarisë e kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar. Shkroi kritika filmi, ese e studime, ishte redaktor, analist e komentator në gazetën e përditshme “Rilindja” të Prishtinës. Ishte ndër nismëtarët dhe themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetar Ibrahim Rugovën, partisë që i vuri kornizat dhe e themeloi shtetin e pavarur të Dardanisë.
Gjatë viteve 1997 – 1999, Gani Mehmetaj, ishte redaktor, pastaj kryeredaktor i gazetës "Rilindja-Botimi për Perëndim" me seli në Cyrih ( Zvicër). Pasi u kthye në Kosovë në fund të vitit 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania press”, drejtoi revistën Titanic. Punoi në Qendrën Informative të Kosovës, pastaj ishte redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës “Bota sot”, drejtor i revistës “Anza”.
Është profesor në Fakultetin e Arteve Mediale, ku ligjëron lëndët: Adaptim filmi, Histori filmi dhe Estetikë. Është ndër krijuesit dhe intelektualët më të angazhuar në trajtimin e problemeve e fenomeneve devijante që e karakterizojnë kohën e tranzicionit, përkatësisht periudhën traumatike të pasluftës.
Është producent dhe drejtor i Kosovafilmit. Jeton e punon në Prishtinë.
Ese filmi e publicistikë:
- “Magjia e ekranit”- Kritikë filmi (2005), “Kosovafilmi”, Prishtinë.
- “Për shtetin e Dardanisë”, intervista me personalitetet politike, (2006), “Faik Konica”, Prishtinë.
- “Dardani a Shqipëri etnike“, analiza, ese (2007), “AIKD”, Prishtinë.
- “Udhëkryqet pas Rugovës”, komente, ese (2007), “Dardania press”.
- “Shqiptarët në vlimet ballkanike-1990-1999” (2008), shqyrtime, botoi “Titanic”, Prishtinë.
- “Sfidat e pavarësisë “ (2009) analiza,
- “Sharmi i filmit”, (2010) historia e kinematografisë në Kosovë dhe Shqipëri, “Kosovafilmi”.
- “Kosova: Sfidat e pavarësisë” (2010), studim, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.
- “Ëndrra e madhe”, kujtime (2015), A di zoti shqip”, 2016,
- "A di zoti shqip", ribotim i plotësuar 2016.
- “Adaptim filmi, si të shkruash skenar origjina ose të frymëzuar nga romani, drama e kronika sociale e gazetës”, dedikuar studentëve të Akademisë së Filmit, botues Akademia Evolucion, Prishtinë, 2014.
- “Kolosët e filmit”, -pjesë nga historia e filmit, libër për studentë dhe për filmofilet, botus Fakulteti i Arteve Mediale, Akademia Evolucion.
Veprat letrare:
- “Kujtime të trishta”, tregime, (2010), “Dardania press”, Prishtinë,
- “Qyteti në ankth”, roman (2011) “Dardania press”. Prishtinë,
- “Aventurat e Lulisë” (Kalorësja e arratisur e bashkimit kombëtar), roman (2012),
- “Nata e fantazmave”, triptik me një monodramë (2014).
- “Ilirianët”, tregime, 2015, “Dardania press”, Prishtinë,
- ”Ëndrra e madhe”, kujtime, Dardania press, 2015, Prishtinë,
- “Zhvarrimi”, roman 2016, Dardania press, Prishtinë,
- "Boritë e Apokalipsit", roman 2017. “Dardania press”, Prishtinë,
Shkroi tre skenarë për filma artistik të metrazhit të gjatë dhe katër skenarë për filma të shkurtër.
|
Ajet Shala |
Ajet Shala u lind në fshatin Kopiliq, KK Skënderaj. Shkollimin fillore e kreu në Turiçec. Ndërsa, gjimnazin në Skënderaj. Studimet universitare në Prishtinë, në fakultetin juridik. Është jurist i diplomuar, gjeneratë e viteve të 80-ta, aktivist dhe pjesëmarrës i dalluar në çështjen kombëtare dhe në demonstratat e vitit 1981. Pas diplomimit në juridik një kohë si i pa punë dhe me ndërhyrjen e Serbisë në sistemin kushtetues në vjeshtën e vitit `89 detyrohet të largohet nga atdheu për në mërgim, pikërisht në Zvicër. Nga viti 1990 është kontribues shumë i dalluar në çështjen kombëtare, në veçanti në vendlindje dhe në komunën e Skënderajt, donator i parë i medikamenteve kyqe të kërkuara në atë kohë në Kosovë, duke i ofruar Shoqatës Nëna Terezë, në Skënderaj medikamente në vlerë 3600 fr. Klubit Futbollistik “Drenica” në Skënderaj i ka dhënë paisje në veshmbathje sportive në vlerë prej 3750 fr. dhe që nga viti `90 e gjer në fillim të luftës në Kosovë.
Përmes Shoqatës Nëna Terezë për çdo vit u shpërndau nevojtarëve të fshatit Kopiliq nga 5000 kg miell falas.
Shkollës së Turiçevcit, në vitin `96 i bleu drutë për ngrohje në vlerë prej 2000 DM dhe komplet xhamat e shkollës në vlerë 650 DM, si edhe për disa vite me radhë ndihmë në libra e fletore nxënësve të kësaj shkolle. Aktivistë i dalluar i Grupit të Emergjencës në Zvicër, pas fillimit të luftës.
Me kontribut prej 18.000 fr.ch kryesisht në fondin “Vendlindja thërret”, ndihmë Shtabit të UÇK-ës në Aqarevë me armatim e municion, aktivist dhe shtyllë në Lëvizjen mbarë kombëtare UNIKOMB, ku në verën e vitit 2012, organizoi tryezën shkencore në Skënderaj për heroin që sfidoi historinë, Milosh Nikollë Kopiliqin dhe bëri rindërtimin e inaugurimin e Bunarit të Milosh Kopiliqit në Kopiliq të ulët, i vjetër që nga viti 1350. Në praninë e 500 pjesëmarrësve, për projektin e bunarit shpenzoi mbi 7.500 € Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë bëri mbi 200 mirënjohje për heronjtë, martirët dhe familjet e martirëve, gjatë këtyre 100 viteve, përmës Lëvizjes UNIKOMB, në vlerë mbi 1000 € dhe shumë raste të panumërta si kontribute më të vogëla.
Ajet Shala është autor i dhjetë, vëllimeve poetike, liriko-epike:
Libra të botuar brenda viteve 2013-2016
- “NË KRAHËT E MJELLMËS”
- “ATDHEU BRENDA VETES”
- “PLISI I DHEUT DARDAN”
- "LIRICHE DEI MONTI" në italisht “Lirika e bjeshkëve”
- “KODI I URËS”
- "ANTOLOGJI PËR ÇLIRIMTARËT: ILAZ KODRA E ANTIGONA FAZLIU"
- "KROI I FJALËS"
- "ANTOLOGJI IDEALIT TË DËSHMORIT SEJDI KRALANI *BALLISTI*
- “BISEDË ME ATDHEUN”
- ”RRAPI ARBËROR”
Njëherit, autori është pjesëmarrës i shumë antologjive dhe i pranishëm nëpër faqet e gazetave dhe revistave që publikojnë shkrime letrare qoftë në vend qoftë në ato elektronike. Për Autorin u shkrua në shumë vende si në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe në një numër të konsideruar të gazetave për lexuesit shqiptar, që dalin në Romë, Athinë, Londër, por edhe në gjuhën e vendit ku jeton autori, në Zvicërr.
Antologjisti Ajet Shala, më parë se një dokumentarist është krijues shpirtëror, njohës i jashtëzakonshëm i trashëgimisë dhe pasurisë sonë popullore, si dhe interpretues i saj, madje njërit prej zhanreve më të lashta të krijimtarisë gojore: eposit legjendar dhe atij historik. Në të vërtetë, më parë se sa të përgatiste këto dy vëllime antologjike ai e provoi kujtesën e tij me interpretimin e një vëllimi këngësh epike, e provoi penën e tij me disa vëllime poetike, dhe vetëm në fund mori iniciativën për të përgatitur dy antologjitë me poezi përkushtuese për dy çlirimtarët e kombit: Heroin Ilaz Kodrën dhe dëshmoren Antigona Fazliun. Dhe në vazhdim nxjerr edhe Antologjinë për dëshmorin e kombit Sejdi Kralani, dhe vëllimin më të ri poetik. "....." Po të shihet krijimtaria e tij poetike e botuar në pesë vëllime, nuk është vështirë të vlerësohet se pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të tij është me poezi përkushtuese, poezi me motive historike dhe në mënyrë të veçantë poezi që shprehin madhështinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht poezi për dëshmorët e saj.
|
Ismet Krasniqi - Lala |
Ismet Krasniqi Lala u lind me 16 mars 1951 në Drenoc Komuna e Malishevës.
U diplomua në Fakultetin Filozofik Dega Filozofi-Sociologji.
Është aktor profesionist i teatrit, filmit dhe humorit.
Ka mbaruar Akademinë e Arteve Dega e Aktrimit, klasa e prof. Enver Petrovcit.
Ismeti i takon radhës së atyre krijuesve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në disa fusha kulturore e artistike. Ka zhvilluar një veprimtari të gjerë teatrore në Klinë, Vlorë, Prishtinë, Mitrovicë, Malishevë, Vushtrri, Pejë, Gjilan, Dardanë , Sarandë, Lezhë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Bajram Curr, Fushë Arrës, Vau Dejes, Permet, Libohov, Tiranë, Shkup, Tuz, Malsi e Madhe, Troboin, Rozhajë, Gjermani, Slloveni, Kroaci, Zvicer, Gjermani dhe anembanë Kosovës. Në 100 Vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, la përshtypje të mira me rolin e Ismail Qemalit dhe Kurt Selacit daja i Azem Galices në filmin e e regjisorit Halil Budakova. Angazhime të shumta pati në dhjetëra e dhjetëra promovime letrare. Simpatike janë edhe filmimet e produksioneve në lëmin e filmit e humorit e serialeve televizive, hobi e ka fotografin.
Është anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi”. Ka qenë kordinator për Kosovë e aktualisht është kryetar Pegasi Albania-Kosova dega në Klinë. Punën e filloi në gazeten e studentve “Bota e re”, pas perfundimit te studimeve punoi profesor në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Aktivitetet në Kulturë i filloi me 1969 në shtëpin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, pjesen me te madhe te punes ne jeten e ti e vazhdoi në këtë Instutucion te kultures duke qene drejtor i shtepise se kultures e më von udheheqes i teatrit “Osman R. Gashi” prej nga edhe u pensionu me 16 mars te vitit 2016. Në skenen e shtepise se kultures e filloi karjeren prej aktori ne vitin 1970 me shfaqjen “Plaku i Maleve” me regji te Osman R. Gashi, ndersa karieren e punës e mbylli me shfaqjen “Gjyshi im është kuller” teksti Vlora Zhutaj Gashi e regjisor Alban Gashi.
Është themelues i Festivalit të Grupeve Amatore Teatrale të Femijeve (FGATF) në Klinë.
Ismet Krasniqi eshte ideator e organizator i manifestimit nga trashegimia kulturore “Dita e Plisit’ të mbjtur gjere me tani ne krushevë të Vogël, në Kullen Muze të Gjon Nikë Gjergjaj (edicioni i parë 2014), Në Kullën e Zenel Berishës në Dabedol të Klinës ( edicioni i dytë 2015) dhe në kullën e Vehbi Ukë Isufaj-Qendra rajonale e Turizmit në Junik ( edicioni i tretë 2016).
Edhe tani eshte mjaft aktiv ne realizimin e shume projekteve nga kultura keto dite pregatit dokumentarin “Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi” i cili u shfaq edhe ne RTK dhe u prit mire nga opinioni.
Për punen e tij u shperbly dhe u dekoru me Çmime, Diploma e falenderime, po permenim disa prej tyre:
Juria e Festivalit Folklorik “ I kendojme lirise” ne Kline 2001, I ndan diplome per paraqitje te shkelqyshme skenike ne festival ne rolin “ Plaku i Festivalit”.
Festivali rajonal i teatrove Peje, juria e festivalit ia jep diplome për aktorin veteran, viti 2001
Shoqeria Kulturo Artistike Valet e Liqenit” Ladorisht – Struge i jep Mirënjohje për bashkpunim të ndërsjellte, viti 2006.
Komuna Kamenice-Drejtoria per Arsim e Kulturë, Festivali i Teatrove “ Lulekuqet e Prillit” ia jep çmimin Aktori me i mire i Festivalit.
Shoqata e Rapsodeve “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, ndan Mirënjohje per kontributin e dhën në lëmin e folklorit, viti 2007.
Kuvendi Komunal- Drejtoria e Arsimit, me rastin e 7 marsit-Dites se mesuesit 2007, ndan Mirenjohje per bashkpunim dhe ndihmese kulturore dhene shkollave te Komunes se Klines.
Komuna Drenas-DKRS, “Festivali Ditet e Humorit Nderkombetar-Drenasi 2009” ndan Mirenohje me motivacion, per kntribut te vecant te dhene ne fushen e humorit.
Teatri “Naser Kodra” Senderaj ndan Mirenjohje per kontributin dhene ne realizimin e filmit dokumentar “Shaban Polluzha-Komandanti Plak” viti 2010.
Festivali I teatrit Vushtrri, ndan Mirenjohje, në shenje respekti për punen dhe veprimtarin e tij ne teater, viti 2010.
Komuna e Klines-DKRS, ia jep çmimin tradicional Komunal, KRIJUES I VITIT 2012, për angazhim e sukses të treguar në veprimtarinë e krijimtarisë se letrave, botuese,teatrore e kulturore ne nivel komunal e kombëtar.
Shoqata Kulturore "Dardania" Montebeluna-TV Itali, i ndau medalje në shenjë bashkëpunimi në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Lidhja Nderkombetare e Poeteve,Shkrimtareve dhe Artisteve “Pegasi” Albania i jep titullin e lart” AKTOR I VITIT 2013 PER KOSOVEN I LNPSHA “PEGASI” Albania. Me motivacion: “ KONTRIBUT I SHQUAR NE LEMIN INTERPRETUESE”.
Klubi i Shkrimtareve dhe Artisteve” Tropoje – Juria e Manifestimit Tradicional “ ORA E POEZISË 2013”, ia jep çmimin ne dyte per poezin “Jo, ti per mua nuk ke vdekur”.
Shoqeria Kulturore Artistike “Mirdita” i jep MIRENJOHJE, për mbeshtetje profesionale të veprimtarive të përbashketa mes krijuesve të Klinës dhe Mirditës.
Klubi I Shkrimtareve “Vorea Ujko” ne 20 vjetorin e veprimtarise botuesei jep Cmimin per poli-Art “KORI I MUZAVE” per veprimtarin ne lemin e aktrimit, librit publicistik, teatrit si dhe veprimtarive te shumta kulturore e letrare.
UNI-ART jep Mirenjohje per kontribut mbi 40 vjet te suksesit ne fushen e artit dhe cultures, ne teater dhe film.
UNIKOMB me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë, i jep Mirenjohje, për kontribut të vecantë dhjetëvjeqarë për çeshtjen kombëtare si poet, folklorist, aktor i pasionuar dhe si model i gjalle i brezave të artisteve me të rinje.
FALENDERIM, për kontributin dhënë Manifestimit “DITET KULTURORE E SPORTIVE “ në përkujtim te Xheladin Gashit-Komandant Plaku.
Ansambli “ SHQIPONJA DUKAGJNIT” Gjakove, ne 40 Vjetorin e Ansamblit i jep Mirenjohje. Motivacioni: Mbeshtetje, perkrahje dhe bashkpunim.
JURIA E Festivalit Nderkombetar “ ART PA KUFI I MONOLOGUT KLASIK 2015” I mbajtur ne Sarandë i jep çmimin “Aktori me i mire i festivalit”.
Qendra e Kultures “ Rexhep Mitrovica” Mitrovicë, shpreh Mirenjohje artistit për pjesemarrje në Festivalin Tradicional te Komedisë, 2015.
Klubi Letrar “PODGURI” Istog, falenderon per pjesmarrje ne konkursin e pare letrar poetik mbarëkombëtar, 2015, çmimi “Dr. Ibrahim Rugova”.
Shoqata për Kulturë dhe Letersi “Tafil Kelmendi” e Malishevës, ia ka dhën çmimin “Dr. Tafil Kelmendi”, për kontributin e dhëne në fushën e kulturës, konkretisht të letrave shqipe.
Komuna Klinës – DKRS, me rastin e pensionimit më 16 mars 2016, i jep Mirenjohje për kontribut shumëvjeqar në zhvillimin e teatrit te Klinës dhe kulturës në përgjithesi.
Lidhja Nderkombetare e Poeteve,Shkrimtareve dhe Artisteve “PEGASI” Albania-Kosova i jepet “ ÇMIMI I LARTË PEGASIAN”, motivacioni: Promovuesi vlerave tradicionale e kulturore, artist i palodhur i skenes dhe aktiviteteve skenike mbar trojeve shqipetare.
Merret me shkrime eseistike e letrare dhe ka të botuara këto vepra letrare:
- “Qesh e Qaj jetën tonë” – me humor, botoi KSH “Vorea Ujko”Klinë ( 2005 ),f. 133
- “Folklori art i pavdekshëm” -Kronikë festivalesh, botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2006 ) f. 206
- “Lindja e Luftëtarit” dramë, botoi, KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2008 ),f. 55
- “Dasma e Lulanit” – Komedi, botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë, ( 2008 ) f. 121
- “Rrezet e reja”- poezi në frymën popullore, botuoi KSH “Vorea Ujko” Klinë( 2011 ), f.
- “Shekuj zgjojnë nga gjumi”-dueti Salih e Feriz Krasniqi, botuoi “Epoka e Re” Prishtinë ( 2012)
- “Porosia e gjyshit” - poezi për fëmijë, botoi KSH “ Vorea Ujko” Klinë ( 2012 ).
- “Rrugëtim nëpër Amësi”- botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2013 )
- “Këndvështrime kulturore” - botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2013)
- “Frrok Haxhia, ky bard i Folklorit Kombëtar”-monografi, botoi “Rozafa Prishtinë ( 2014 )
- “Dita e Plisit”,bashkëautor Prend Buzhala e Ismet Krasniqi, botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë (2014)
- “Zogu dhe Loni”-poezi për fëmijë, botoi KSH “ Vorea Ujko” Klinë 2015
- ”Dita e Plisit 2” bashkëautor Ismet Krasniqi e Prend Buzhala Klinë 2015 botues “Rozafa” Prishtinë, f. 256
- Libri: Ne hapsirate e artit: Ismet Krasniqi, botoi :Rozafa: Prishtine 2016
- Libri: Arti i daltuar: bashkautor Ismet Krasniqi e Idriz Berisha, botoi :Rozafa:2017
- Libri: Dita e plisit 3” bashkautor Ismet Krasniqi e Prend Buzhala, botoi :Rozafa: Prishtine 2017
Tani është në proces të botimit libri "Foleja e Shqipes", poezi, botues Shoqata kulturore e letrare “Tafil Kelmendi” Malishevë.
Z. Ismet Krasniqi i ka edhe tri vepra të përgatitura për botim:
Librin kushtuar duetit legjendar Salih e Feriz Krasniqit “SHEKUJ ZGJOJNE NGA GJUMI”, librin “ DASMA TRADICIONALE NE TROJET SHQPETARE: dhe libri per femije “ YLBER MBI KALA”.
Është i pensionuar dhe jeton në Klinë.
Pregatiti: Gjon Gjergjaj